Ish-drejtorët e shkarkuar në Prizren thonë që do jenë opozitë e fortë në asamble

0
556

Stuhia e përplasjes së Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbërritur edhe në Shtëpinë e Bardhë të Prizrenit. Edhe në komunës e Prizrenit, Vetëvendosje e LDK më nuk do të bashkëqeverisin.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka ka shkarkuar drejtorët e LDK’së, Fejzë Kabashin, Fatmir Memaj e Egon Elashani.

Ish-drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi thotë që shkarkimi i tij e i kolegëve është hakmarrje e prishjes së koalicionit qeverisës.

E ky vendim i Haskukës nuk ishte i pritshëm.

Shefi i asamblistëve të LDK’së në komunë thotë që prej vendimit për shkarkim Haskuka nuk do e ketë mbështetjen e LDK’së në asamble.

Siç thotë ai, këtu ndahen rrugët LVV-LDK.

Hodaj thotë që Haskuka nuk do mund të funksionojë e të kalojë vendime pa përkrahjen e asambleistëve.

Por Haskuka këtë të shtunë nuk e ka parë të udhës të flet për këtë temë.

Televizioni ka siguruar letrën që Hasukuka i ka dërguar partnerit të tij të deritashëm në komunë, Anton Çunit.

Kjo letër nis me një urim që kryetari i Prizrenit ka për qeverinë e re e ministrin e Mbrojtjes.

E në të ceket kryekëput që arsyeja e prishjes së koalicionit është rrëzimi i qeverisë.

Në këtë letër mes tjerash Haskuka shkruan, mbes miku juaj personal dhe i gjithë drejtorëve të deritashëm komunalë si dhe asamblistëve të LDK’së.

Koalicioni mes Vetëvendosjes e LDK’së u shkëput në datën e 25 marsit.

Leave a Reply