I guximshëm si drejtor i Inspektoratit dhe njeri tepër human si drejtor i Mirëqenies Sociale

0
442

I guximshëm si drejtor i Inspektoratit dhe njeri tepër human si drejtor i Mirëqenies Sociale, kështu e ka quajtur drejtorin aktual të Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale pranë Komunës së Prizrenit, Islam Thaqi, deputetja e LVV-së, Jetmire Vrenezi.

Vrenezi ka thënë se Thaqi arriti të rrënoj dhjetëra objekte të ndërtuara kundërligjshëm, e poashtu i qëndroi afër secilës familje që kishte nevojë.

Postimi i plotë i Jetmire Vrenezit:

I guximshëm si drejtor i Inspektoratit dhe njeri tepër human si drejtor i Mirëqenies Sociale.
Si drejtor i Inspektoratit, Islam Thaqi ishte një personalitet i guximshëm që asnjëherë nuk u frikësua nga kërcënimet që nuk kishin të ndalur nga personat qoftë nga skema politike por edhe nga biznesmenët që mendonin se me pasuritë e tyre mund të blinin gjithçka e çdo kë.
Përveçse i rrënoi dhjetëra objekte të ndërtuara kundër ligjshëm, ai po ashtu dha një kontribut të jashtëzakonshëm edhe duke e mbrojtur shëndetin e qytetarëve duke asgjësuar qindra mijëra produkte që kërcënonin shëndetin e qytetarëve.
Po ashtu, si drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi asnjëherë nuk u ndal së qëndruari afër secilës familje që kishte nevojë duke ndërtuar dhjetëra shtëpi të reja për familjet në nevojë e sidomos duke qëndruar afër tyre në kohërat më të vështira të pandemisë.
Një personalitet i vyeshëm, modest dhe mbi të gjitha shpirtbardhë.
Në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Islam Thaqi garon me numrin 13 dhe e pret mbështetjen tuaj, për të punuar #MëShumëPërPrizrenin

BASHKËQEVERISIM! ✅ 144

IslamThaqi 13

𝑀𝑒̈ 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑃𝑟𝑖𝑧𝑟𝑒𝑛𝑖𝑛!
P.s Urime ditëlindjen! Pritsh edhe shumë tjera me më të dashurit tuaj.

Leave a Reply