Hoxhaj: Qeverisja e LVV-së në mandatin e dytë ka paraparë vazhdimin e investimeve në Gurrën e fshatit Poslisht

0
354

Ndër zotimet në kuadër të planprogramit në 4 vitet të ardhshme nga Kryetari Mytaher Haskuka , Komuna e Prizrenit ka paraparë vazhdimin e investimeve në Gurrën e fshatit Poslisht, kështu ka deklaruar Petrit Hoxhaj, kandidat i Listës “GUXO” që garon në zgjedhjet e 17 tetorit në listën e LVV-së.

Hoxhaj ka thënë se në këtë vend do të vazhdoj implementimi i projektit në fazën e dytë.

Postimi i plotë:

Bashkë Qeverisim për Prizrenin
Ndër zotimet në kuadër të planprogramit në 4 vitet të ardhshme nga Kryetari Mytaher Haskuka , Komuna e Prizrenit ka paraparë vazhdimin e investimeve në Gurrën e fshatit Poslisht.
Në këtë vend do të vazhdoj implementimi i projektit të fazës së dytë, në të cilën do të bëhet:
rregullimi i pjesës rreth Burimit ,mveshja me gure-rrasa e mureve dhe rregullimi i shtratit të gurres që nga burimi e gjer tek Ura e Musës.
Të gjithë së bashku jemi zotuar që ta qojmë deri në fund këtë projekt sbashku me ju të nderuar banorë të fshatit Poslisht, do ta bëjmë projektin sbashku me ju ku Gurrën e fshatit Poslisht do të shëndrrojmë në destinacionin turistik më të mirë.
Punëtë e mira vinë dal nga dal , të punojm së bashku për vendin tonë.
Petrit Hoxhaj

Leave a Reply