Hodaj: LDK-ja do t’i rikthej investimet në fshatrat e Hasit

0
368

Kandidati i LDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Haziz Hodaj, ka thënë se do t’i rikthejnë investimet në fshatrat e Hasit.

Hodaj është shprehur i bindur se me rikthimin e LDK-së në pushtetin lokal, shumë projekte me rëndësi për banorët e kësaj ane do të realizohen në kohë rekord.

Postimi i plotë:

1.Funksionalizimi dhe modernizimi i 2 shkollave fillore dhe hapja e një shkolle profesionale për Regjionin e Hasit

  1. Komosacioni (qasja e të gjitha parcelave në rrugë dhe infrastrukturë tjetër për të krijuar lagje të urbanizuar) dhe hapja e rrugës alternative nëpër Livadhe të Gata, Dardhëza e Lajthia
  2. Komosacioni i Kodrave të Tupecit (gjithashtu qasja e të gjitha parcelave në rrugë dhe infrastrukturë tjetër dhe krijimi i një lagje tjetër të urbanizuar)
  3. Ndërtimi i stadiumi të KF ” Drini i Bardhë “
    Projektet vitale që do të mundohem t’i jetësoj nëpërmes Kuvendit të Komunës dhe për të cilën gjë kam marrë premtimin nga Kryetari Anton Quni
    LDK 160 Anton Quni Kryetar
    LDK 160 Haziz Hodaj – 3 – Anëtar i Kuvendit

Leave a Reply