Haskuka: Virusi është ende mes nesh

0
496
Mytaher Haskuka - Kryetar i Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar pas konfirmimit të 18 rasteve të reja me COVID-19.

Ai, bën thirrje që të respektohen masat.

Postimi i Haskukës:

Sot në IKSHPK janë testuar gjithsej 385 mostra, ndërkaq me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 129 raste.

Në Prizren janë konfirmuar 18 raste (sipas vendbanimit: 15 raste në Prizren, 1 rast në Mazrek, 1 rast në Reçanë dhe 1 rast në Romajë).

Të dashur qytetarë, virusi është ende mes nesh!

Ju lutemi që t’iu përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike!

Leave a Reply