Edon Muçaj kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit më 17 tetor

0
2134

Kërkoj nga të gjithë ju qytetarë të nderuar që të dilni dhe të votoni profesor Mytaher Haskuka dhe mua si Kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit, kështu ka deklaruar Edon Muçaj, kandidat i LVV-së për Asamblenë Komunale.

Përmes një video, Muçaj ka falënderuar të gjithë përkrahësit përgjatë kohës së fushatës, dhe njëkohësisht ka treguar arsyet pse duhet të votohet ai më 17 tetor.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetar të Prizrenit kjo është video e fundit e 44shit për këtë fushatë zgjedhore.
Më lejoni të kërkoj falje tek dy kategori njerëzish: ata të cilët i bezdisa me fushatën time dhe ata tek të cilët nuk arrita të shkoj për të kërkuar besimin e tyre për shkak të qindra aktiviteteve në terren në këtë një mujor të shkurtër!
Dua të falenderojë të gjithë qytetarët që më premtuan votën e tyre! Një falenderim të madh bashkaktivistëve të Lëvizjes me të cilët në çdo zgjedhje isha në krah të tyre por këto zgjedhje për shkak të kandidimit tim nuk arrita të ju ndihmoja!
Në fund të këtij shkrimi kërkoj nga të gjithë ju qytetarë të nderuar që të dilni dhe të votoni profesor Mytaher Haskuka dhe mua si Kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit.
E kështu edhe si motoja jonë në këto zgjedhje Bashkë do të Qeverisim!
Ju falenderoj dhe ju mbetem borxh gjatë gjithë jetës!
144 Mytaher Haskuka
44 Edon Muçaj
VETËVENDOSJE! ❤❤

Leave a Reply