Braha: Fokusi dhe prioriteti im do të jenë angazhimi për fuqizimin e rinisë, turizmit dhe avokimit së të drejtave të rinjve

0
523

Fokusi dhe prioriteti im do të jenë angazhimi për fuqizimin e rinisë, turizmit dhe avokimit së të drejtave të rinjve, kështu ka deklaruar Leutrim Braha, kandidat i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Braha në zgjedhjet e 17 tetorit ka numrin 40.

Postimi i plotë:

Kur kanë mbetur edhe një javë, deri në “Zgjedhjet Lokale 2021”, mund të them se rinia është pika kyqe e vendosmërisë, për një të ardhme më të ndritur, për rininë prizrenase.

Në qoftë se, elektorati më besojnë votën e tyre, unë zotohem në angazhimin për realizimin e kërkesave të tyre.

Fokusi im dhe prioriteti im, do të jenë padyshim angazhimi për fuqizimin e rinisë, turizmit dhe avokimit së të drejtave të rinjve.

Për të qenë rezultatet e konkretizuara, rinia prizrenase duhet të jenë të bashkuar për arritjen e qëllimeve dhe evitimin e barrierave që i hasin gjatë rrugëtimit të tyre.

Posedoj të gjitha kualifikimet dhe përgatitjet e duhura, për të avokuar të drejtat e qytetarëve, veçanërisht të të rinjve.

Andaj, më 17 Tetor 2021, apeloj qytetarët të dalin sa më masovikisht për të vendosur që 4 vitet e ardhshme të jenë përparimtare për ta.

Jemi BASHKË PËR PRIZRENIN

Voto 177 — Shaqir Totaj (për Kryetar të Prizrenit)
Voto 40 — Leutrim Braha (për Kuvendar të Prizrenit)

10.10. 2021

Leave a Reply