Bobaj: Një pikë e rëndësishme e qeverisjes sonë katër vjeçare do të jetë forcimi i fermerit

0
558

Një pikë e rëndësishme e qeverisjes sonë katër vjeçare do të jetë forcimi i fermerit, ku edhe unë personalisht si Asambleist i ardhshëm do të fokusohem fuqishëm në shtyerjen përpara të politikave mbështetëse, kështu ka deklaruar Ramë Bobaj, kandidat i LVV-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Bobaj ka thënë se në programin e LVV-së për mandatin e dytë qeverisës është paraparë modernizimi i fermave bujqësore, me qëllim të rritjes së kualitetit në prodhim të produkteve vendore.

Postimi i plotë:

Një pikë e rëndësishme e qeverisjes sonë katër vjeçare do të jetë forcimi i fermerit, ku edhe unë personalisht si Asambleist i ardhshëm do të fokusohem fuqishëm në shtyerjen përpara të politikave mbështetëse. Modernizimi i fermave bujqësore është një nga pikat kryesore të këtij programi sepse me këtë investim do të rritet kualiteti i prodhimit të produkteve vendore dhe njëkohësisht do të kemi produkte që janë më afër standardeve evropiane dhe më konkurruese me prodhimet e vendeve të rajonit dhe më gjerë. Poashtu, revitalizimi i sistemeve të ujitjes prej Korishës deri në Nashec është në plan kryesor që të realizohet në këtë mandat meqenëse në këtë mënyrë prodhimeve bujqësore do t’iu rritet rendimenti dhe bujkut do t’i lehtësohet puna.

144✅
22✅

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Leave a Reply