Arbes Gashi, kërkon besimin e qytetarëve për një vend në Asamblenë Komunale të Suharekës

0
653

Arbes Gashi është kandidat i LVV-së për Asamblenë Komunale të Suharekës, dhe mbanë numrin 14.

Gashi ka thënë se qëllimi i tij si asambleist është që të shërbej si urë lidhëse përmes së cilës hallet dhe brengat e qytetarëve do të shfaqen në Kuvendin Komunal.

Si më poshtë mund të lexoni një biografi të shkurtër të Arbes Gashit:

Arbes Gashi u lind më 01 maj 1993 në fshatin Leshan, aty e përfundoi shkollimin fillor e shkollën e mesme në “Skënder Luarasi”.
Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prizrenit në drejtimin e Menaxhment dhe Informatikë.
Aktualisht është në prag të diplomimit në nivelin master.
Ka filluar angazhimin në punë në sektorin e shitjes në vitin 2016 në një ndërmarrje private, ndërsa tash e tri vite është i angazhuar si menaxher i shitjes në ndërrmarrjen “TOP Produkt” në Therandë.
Ka qenë i aktivizuar në një organizatë joqeveritare ne fshatin Leshan e cila ka funksionuar në baza vullnetare dhe mjete të siguruara nga vet komuniteti. Kjo organizatë ka zhvilluar kryesisht aktivitete në mirëmbajtjen e ambientit dhe permirësimin e mirëqenies sociale.
Qëllimi i tij si asambleist i ardhshëm është që të shërbej si urë lidhëse përmes së cilës hallet dhe brengat e qytetarëve të Therandës do të shfaqën në Kuvendin Komunal.
Arbes Gashi garon në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! me numrin 14.

Leave a Reply