Aktorë me hile

0
714

Me hile aktorë
Me forcë skifterë
me zigzage në dredhi
me mësim në shkollë.

Me zërim në këngë
me përtaci në gjumë
Me punë për kapital
me ideologji në zgjim.

Me kujtesë gjetje e rrugës
me filozofi në fjalim
me mure deri në ndarje
me distancim në vetmi.

Me narcisoizëm për bukuri
me llafe në kotësi
Gabim në hapa
Nëvend s`të pret sëpata.

Me gjumë si ariu në dimër
Duke besuar në babadimër
Gjatë verës na sjellë dhurata
Apo, si të të besoj?!

Shkruan: Xhemajli SHALA

Leave a Reply