Skorobishti falënderon Komunën e Prizrenit për ndihmën e dhënë në ballafaqimin me Covid-19

0
495

Fshati Skorobisht ka një javë që është futur në karantinë për shkak të infektimit të disa personave me COVID-19.

Siç ka njoftuar Shtabi Emergjent i këtij fshati, të infektuarit gëzojnë shëndet të mirë dhe njëkohësisht janë duke respektuar udhëzimet e organeve kompetente. Madje, ky shtabë ka falënderuar pushtetin lokal për kontributin e dhënë për menaxhimin e situatës atje.

“Tashmë të gjithë ju jeni të njoftuar se fshati Skorobishtë është në karantin për një javë por na gëzon fakti se nuk kemi personat tjerë të infektuar ndërsa personat të cilët kanë rezultuar pozitiv gëzojnë një shëndet të mire dhe janë duke ju për mbajtur maksimalisht udhëzimeve të organeve kompetente. Po ashtu shtabi emergjent dëshiron të ju falenderohet të gjithë kontribuesve për një jetë më se normale të banorëve.

I nderuari z. Haskuka, Kryetar i Komunës, e nderuara znj. Memnuna Ajdini, zëvendes kryetare I nderuar z.Visar Shehu coordinator I shtabit emergjent në Prizren, duam të ju falenderojm në emër të shtabit emergjent të fshatit Skorobishtë dhe në emër të të gjithë banorëve lidhur me bashkpunimin e treguar dhe gadishmërinë për tu dalur në ndihmë banorëve.

E nderuara Policia e Kosovës një falenderim për të gjithë pjesëtarët tuaj të cilit e kan kryer punën e tyre me korektsin dhe profesionalizmin maksimal gjatë patrullimit në pikën kontrolluese në dalje dhe hyrje të fshatit.

Të nderuar media ju faliminderit per raportim të saktë dhe korekt lidhur me situatën e krijuar.

Të ndëruar operatorë të ndryshëm ekonomik dhe ju furnizues të shitoreve tona, ju faliminderit për furnzim me gjërat e nevojshme duke mos e lene asnjë banorë të mbesë pa gjërat e kërkuara.

Ju donatorë, dorë e zgjatur e çdo familje, ju faliminderit shumë, me ndihmat tuaja keni treguar një humanitet të jashtëzakonshem duke mos e lenë asnjë familje keq.

Doktorët, motrat/teknikët të gjithë ju që jeni duke punuar në institucionet shëndetsore në këtë periudhë të vështirë kohore ju faliminderit shumë për profesionalizmin e treguar.

Pastrues dhe mirëmbajtës të higjienës së fshatit, ju faliminderit.

Barnatorja në Lubizhdë e cila ka bërë furnizimin e banorëve me barna sa here kanë pasur nevojë, ju faliminderit.

Ju banorë të mrekullueshëm të cilët keni treguar kujdesin, gadishmërinë, përgjegjësinë, solidaritetin dhe shumë gjëra tjera në këtë kohë pandemie, duam të ju falenderojmë shumë duke ju siguruar që së shpejti do ti kthehemi normalitetit.

Skorobishta nuk është vatër e virusit, Skorobishta dhe banorët e saj gjithmonë kanë qenë njerëz me përgjegjësi, karakter, moral dhe dinjitet duke e respektuar ligjin dhe vendimet e institucioneve ku kanë arritur që vetëm për një javë ta minimizojnë përhapjen e virusit.

Skorobishta së shpejti do ti kthehet normaliteti”, thuhet në letrën e falënderimit të Shtabit Emerngjet të fshatit Skorobisht./04 Online

Leave a Reply