Sipas destinacionit zgjidhet veshja: Dasmat e verës janë më të bukurat dhe këto veshje do të jenë perfekte

0
40

Dasmat e verës janë dasma më të mira. Koha është e përsosur, ju nuk duhet të shqetësoheni për këmbët tuaj që ftohen.

Çështja e vetme është se kodet e veshjes së dasmës mund të ndryshojnë sipas vendimeve të çiftit. Sipas vendit mund të zgjidhni njërën nga këto veshje:

Dasmë në plazh: Një martesë me këtë destinacion ju jep mundësinë për tu kënaqur në versionet më klasike të veshjeve të plazhit. Mendoni fustane mëndafshi, sandale të takë, dhe bizhuteri të stolisura me guaska apo shumë ngjyra, transmeton Living.

Një dasmë në hotel: Dasma e hotelit është një ambient i kontrolluar. Ju nuk duhet të shqetësoheni për prishjen e këpucëve ose të vishni një xhaketë, kështu që eksperimentoni me aksesorë shtesë.

Një temë më shumë shkëlqim: Nëse doni të tërhiqni vëmendjen ose jeni shumë e afërt me personin që martohet atëherë bëni mirë të vishni një fustan pak të ekzagjeruar por të mbani minimaliste aksesorët.

Dasmë në një oborr me shumë lule: Ajo që duhet të bëni kujdes është ngjyra. Zgjidhni të preferuarën tuaj dhe një palë këpucë praktike.

Dasmë konservatore: Jo të gjitha dasma e verës janë të përshtatshme për tu veshur me veshje të holla dhe të hapura, përcjell 04 Online.  

Leave a Reply