Sinan Hoxha: U futa dhe në borxh gjatë pandemisë për të kaluar muajt

0
314

Shumë artistë shqiptarë janë ankuar për kohën kur ishim në pandemi.

Së fundi lidhur me këtë ka folur, Sinan Hoxha, shkruan lajmi.net.

Në një intervistë ka rrëfyer detaje nga jeta personale dhe profesionale.

Në një intervistë për “Pardon My French”, këngëtari foli për marrëdhënien me Andrrën, fëmijët dhe planet për të zgjeruar familjen. Ai tha se Andrra ka qenë një bekim për të.

“Ime shoqe ka qenë një bekim, nuk e di nga më ka ardhur që kam marrë një grua të mrekullueshme. Mendoj që kam gruan më të mirë në botë deri sot. Zakonisht kur jua thua grave a do dhe një fëmijë të tretë thonë jo, po në këtë rast jam unë ai që them jo. Është një obligim i frikshëm. Unë jam mashkulli i vetëm, të paktën te artistët, i cili që ditën që jam fejuar, nëse është ora 21:00 jam në shtëpi, përveç ditëve kur kam koncert.”, tregoi ai.

Sinani tha gjithashtu se i është dashur që të marrë borxh gjatë pandemisë pasi kaloi një situatë të vështirë.

“Artistët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë pandemisë. Një muaj para se të ndodhte e gjithë pandemia unë bëra një blerje me mendimin që në dy-tre muajt në vijim do punoja dhe do laja borxhin dhe jo vetëm që nuk e lava po u futa dhe në borxh për të kaluar muajt, pasi nuk këndova fare për dy vite.” tha ai.

Leave a Reply