Si e ndryshoi Gattuso Milanin në 2 javë, kuqezinjtë shpresojnë te Championsi!

0
32

Panorama e kuqezinjve të Milanit në fund të këtij sezoni paraqitet shumë pozitive, krahasuar me disa kohë më parë, 2 fitore rradhazi, ekuilibër në fushën e blertë me një skuadër sërish solide dhe të gatshme për të vuajtur në mënyrë që të arrijë objetkivin, dhomat e zhveshjes të qeta e në harmoni, në këtë mënyrë Rino Gattuso ka rifituar statusin e tij tek kjo skuadër, duke e shtënë sërish në dorë ekipin në këtë faze finale të sezonit që ngjason me një film thriller ku ai luan rolin e një regjizori që improvizon.

Duke nisur nga skema  4-3-3 shumë e debatuar madje edhe e kritikuar Milani ja doli të gjente imazhin e tij. Gattuso është trajneri që mundi të bashkojë sërish një grup lojtarësh të përçarë, që dukej se po përjetonin një krizë psikologjike. Sigurisht që këtë e ka bërë edhe duke rrezikur e duke marrë përsipër përgjegjësi. Tashmë dy javë nga fundi, Milani i tij vjen me frymën e grupit dhe të pozitivitetit. Mungon vetëm një objektiv për t’u arritur pasi ky djall të paktën virtualisht është pjesë e Championsit, me Kupën Europaine që refleton ende një dritë të vogël shprese për ta.

Leave a Reply