Zbulohet e dashura e Granitit me të cilën ka qenë i lidhur për 2 vite rresht

0
981

Granit Cana është një ndër banorët më të komentuar së fundmi brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, për shkak të lojës që ai ka zgjedhur të bëj.

Pasi “toleroi” në fillim një afrimitet me Fifin, më vonë duke parë afeksionin e tepërt të këngëtares, ai nisi të tërhiqej duke rrëfyer se në fakt ishte i dashuruar akoma me ish-të dashurën e tij me të cilën ka patur një lidhje të gjatë.

Po ashtu banorët kanë nisur të bëjnë thashetheme rreth Granitit, ku së fundmi ka qenë Arditi ai që ka zbuluar brenda shtëpisë se Graniti në fakt është i lidhur jashtë, por këtë gjë nuk mund t’ia thoshte Fifit.

Revistawho.com ka arritur të zbulojë më tepër rreth kësaj historie, të cilën tani as Graniti nuk e fsheh dot më. Vajza që i ka rrëmbyer atij zemrën prej rreth 2 vitesh quhet Gresa Osmani, është nga Peja dhe jeton në Prishtinë. Nga burime pranë çiftit për revistawho.com, për herë të fundit Graniti dhe Gresa janë parë së bashku në “Episode Festival” mbajtur në Shëngjin këtë verë, pak kohë para se Graniti të futej në Big Brother.

Pas asaj që pohoi Arditi, por dhe informacioneve nga jashtë, tani i mbetet Granitit të sqarojë gjithçka nëse e ka mohuar lidhjen për shkak të lojës, apo nëse vërtetë ai është ndarë apo është në një “complicated relationship”.

Leave a Reply