Xeni i kushton këngë mjekëve, nxjerrë stafin e Infektivës në oborr (VIDEO)

0
641

Shkelzen Jetishi-Xeni, ka gjetur një mënyrë të bukur për të falënderuar gjithë stafin mjekësor, që sidomos gjatë kësaj kohë të pandemisë po e japin kontributin e tyre në përkujdesje ndaj të sëmurëve.

Këngëtari nga Gjakova ka shkuar në Klinikën Infektive në Prishtinë dhe në oborrin e saj, së bashku me stafin aty, e ka kënduar një pjesë të këngës së tij të re me titull “Infermieres Sime”.

“Kënga në frymëzim i kushtohet një infermiereje, sepse ai ka qenë fymëzimi i tekstshkruesit, por në fakt ajo në njëfarë mënyre i kushtohet të gjithë Juve!”, thotë ai.

Ndërkohë, bëhet e ditur se videoklipi i këngës pritet të dalë së shpejti!

Leave a Reply