Vjollca Haxhiu: Nëna më vdiq në gjumë, hoqa dorë nga shkolla dhe muzika

0
592

Këngëtarja e njohur, Vjollca Haxhiu, e ftuar në emisionin “Rudina”, ka treguar dy momentet më të vështira që ka kaluar në jetën e saj, por që e kanë bërë edhe më të fortë, duke ia dalë të rikthehej sërish në skenë.

Vjollca Haxhiu: Momenti më i trishtë ka qenë vdekja e nënës sime. Unë ndërpreva çdo gjë nga jeta edhe muzikën edhe shkollën. Për një vit kam qenë jashtë çdo punë që kam pasur. Ka qenë një vdekje e papritur në gjumë dhe na ka trishtuar të gjithëve në famije. Unë e kam përjetuar shumë keq. Ndoshta nëse do isha kthyer në kohë mund të isha bërë më e fortë. Kemi pasur fatin që të gjithë në familje të ishim lidhur me njëri-tjetrin dhe e kemi mbajtur njëri-tjetrin me forcë që të mos dorëzohemi.

Ajo vdiq kur ishte 60 vjeç. Për një vit unë hoqa dorë edhe nga muzika. Pata një problem shëndetësor, që nga vdekja e nënës unë u përkeqësova dhe humba imunitetin. Pata probleme me stomakun, por për fat përfundoi gjithçka mirë, pa pasoja. Më pas unë u bëra më e fortë sepse u përballa me dhimbjen e nënës dhe të shëndetit. Momenti i parë ka qenë Ilir Berani dhe Gili, kur më kanë pyetur, më thanë po nëse nëna do ishte gjallë, a do kishte dëshirë të të shikonte ty në këtë gjendje? Edhe më bindën sepse nëna kishte gjithmonë qejf të shikonte sukseset dhe arritjet tona. Me thanë ti po e dëshpëron nënën edhe në botën tjetër me këtë gjë që po bën. Nga ky moment unë rifillova, u riktheva në muzikë.

Leave a Reply