Video që po i bën të gjithë të dyshojnë se Mozzik dhe Loredana janë pajtuar

0
91

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, i ka bërë fansat e këngëtarëve të dyshojnë se dyshja janë pajtuar.

Muaj më parë, Mozzik dhe Loredana i dhanë fund lidhjes së tyre. Por, së fundi ata kanë ngjallur dyshime se mund të jenë pajtuar, shkruan Express.

Dyshimet se dyshja i kanë rregulluar marrëdhëniet i ka shtuar një video që po qarkullon në rrjete sociale, ku Loredana dhe Mozzik në një dyqan në Gjermani.

Reperi dhe reperja u panë në qytetin e Stuttgart-it në një dyqan veshjesh për të rritur, teksa mbanin maskat në fytyrë.

Videoja është filmuar me 25 shtator dhe është bërë virale në mediat sociale.

Detaj tjetër që i ka shtuar këto dyshime është edhe “shoqëria” e tyre në TikTok.

Së fundmi, reperi është pyetur në një emision nëse ka gjasa të bashkohet sërish me Loredanën, por Mozzik ka refuzuar të përgjigjet. /Express/

Leave a Reply