Vetëm 23 vjeç, Tayna i ndërton prindërve një shtëpi gjigande, reperja: Kam gjithçka që kam dashur

0
450

Edhe pse vetëm 23 vjeç reperja Tayna është një ndër më të kërkuarat në industrinë muzikore shqiptare. Falë koncerteve ajo ka arritur të fitojë shuma marramendëse parash.

Tashmë ka ardhur momenti që ajo t’i shpërblejë mundin prindërve të saj. Përmes një postimi, Tayna bëri të ditur se ka filluar ndërtimi i shtëpisë së re për prindërit e saj, që është dhuratë pikërisht nga ajo.

Vetëm 23 vjeçare dhe kam gjithçka që kam dashur gjithmonë. Duke ndërtuar një shtëpi të re, si dhuratë për prindërit. Falënderuese”, ka shkruar ajo. Me siguri ky moment i ka bërë shumë krenarë prindërit e reperes.

Tayna-instastory

Leave a Reply