Tregonte bisedat e gjata me të në telefon, Morena Taraku i jep fund lidhjes/ Këngëtarja i jep forcë vetes pas ndarjes: Të jesh single do të thotë se je…

0
381

Jeta private e Morena Tarakut është një nga më të komentuarat në mediat rozë.

Këngëtarja është dhe personazh i tillë që shpesh herë na bën të dyshojme nëse është single apo në lidhje.

Kohë më parë Morena tregonte në Instagram se ishte në një romancë dashuri, madje edhe pse nuk e zbuloi asnjëherë identitetin e të dashurit të saj, tregonte herë pas here përmes postimeve në “Instastory” bisedat e gjata që bënte në telefon.

Mirëpo duket se lidhja përfundoi shpejt. Edhe këtë e ka bërë të ditur vetë Taraku përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Të jesh single s’do të thotë që je i/e dobët, do të thotë se je i fortë mjaftueshëm për të pritur atë që meriton.”- janë fjalët në foton që la të kuptohet situatën aktuale.

Instastory- Morena Taraku

Leave a Reply