“Ti je ordiner, mos më shkruaj më”, Ermal Mamaqit i soset durimi, ia plas publikisht Rezart Veleshnjes (FOTO)

0
65

Ermal Mamaqi ka lënë një koment të dyshimtë në profilin e Rezart Veleshnjes, por përgjigja e Veleshnjes tregoi se gjërat nuk janë aq serioze.

Aktorët e humorit, Ermal Mamaqi dhe Rezart Veleshnja ruajnë një miqësi të mirë, edhe pasi Mamaqi u largua nga “Portokalli”, por një koment i dyshimtë dhe i ashpër, i lënë në profilin e Veleshnjes, na bëri të dyshojmë për pak çaste.

“Ti je ordiner. Nuk di pse të pëlqejnë njerëzit. A ka mundësi mos më shkruaj më?,”- shkruan Ermal Mamaqi në një ndër postimet e Veleshnjes në Instagram.

Ndërkohë që pas këtij mesazhi që shfaq një deklaratë për prishjen e menjëhershme të raporteve mes aktorëve, ishte përgjigja e Rezart Veleshnjes, që na bëri të kuptojne se ishte e gjitha një batutë.  

Komentet në postimin e Rezart Veleshnjes.

“Mos u merr me mua dhe më jep lekët që më ke borxh hahahaha,”- është replika e Veleshnjes, duke sqaruar se ato thjesht po shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin.

Leave a Reply