Thellohet distanca mes Robertit dhe Patrisit, artisti nuk uron të vëllai i cili bëhet baba për herë të dytë

0
412

Dy ditë më parë, këngëtarja e njohur Tuna  publikoi në llogarinë e saj në Instagram foto nga salla e lindjes ku njoftoi ardhjen në jetë të djalit të saj të dytë.

Këngëtarja preferoi ta mbante në fshehtësi të plotë shtatzanin e saj. Ndërkohë që rrjeti ziente nga dyshimi se a është apo jo Patrisi babai i fëmijës së porsalindur, Berisha publikoi në InstaStory-n e tij një ndër fotot që kishte postuar Tuna në Instagram, krahas së cilës shkruan:

“Mirë se erdhe në jetë ZEN”, postim të cilin e ka shoqëruar me emoji zemër.

Patris

Të shumtë janë personazhet VIP që e uruan këngëtaren për lindjen e djalit të dytë, mes tyre edhe Dafina Zeqiri. Sicc dihet dy vajzat s’kanë pasur raporte të mira dhe prej disa kohësh nuk flisnin bashkë.Megjithatë, duket se gjithçka është sheshuar dhe Dafina e uroi këngëtarjen për lindjen.Urimin e saj, Tuna e ripostoi në InstaStory.

Por, mes miqve e dashamirësve që uruan për ardhjen në jetë të vogëlushit mungoi urimi i xhaxhait, Roberti i cili nuk ka reaguar fare për ngjarjen. As ish-kunata e saj, Nora Istrefi, nuk ka shprehur asnjë urim duke treguar që marrëdhënia vazhdon të mbetet e tensionuar.

Patris, Tuna dhe djali

Nuk dihet nëse urimet janë bërë privatisht por në publik vërehet që ish-partnerët Istrefi-Berisha kanë shkëputur çdo raport me Tunën dhe Patrisin, duke mos e uruar as në këtë ditë të rëndësishme.

Leave a Reply