Tenori Ramë Lahaj pritet në takim nga ministri Cakaj

0
415

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, së fundmi është pritur në takim nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj.

Lajmin e bëri të ditur vet ministri Cakaj, ndërsa ndau në rrjetet sociale disa momente nga takimi i tyre në zyrën e tij në Shqipëri.

Ai po ashtu tregon se me Lahajn kanë biseduar për artin, kulturën, historinë, Kosovën dhe Shqipërinë.

“Sot më vizitoi në zyrën time miku im i çmuar e tenori me peshë të madhe ndërkombëtare, Ramë Lahaj! Biseduam për artin, kulturën, historinë, Kosovën e Shqipërinë 🇦🇱🇽🇰! Krenar që një djalë i rritur në Kosovë, ish-ushtar i UÇK-së në mbrojtje të vendit të tij, sot ka prekur majat më të larta të artit botëror”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

Leave a Reply