Tea flet për ndarjen nga Bearti, përballet me Andin dhe sulmohet nga Shqipja

0
296

Pas ndarjes nga Bearti dhe një periudhe ku ka qenë në vëmendje të mediave e rrjeteve sociale, Tea është rikthyer sot në ekran e ftuar në “E diell”. Ish-konkurrentja e “Përputhen” foli për herë të parë pas ndarjes nga Bearti dhe u përball me dy Andin, me të cilin doli çift nga program dhe me Shqipen, e cila duket se kishte hatërmbetje me të.

“Unë një vajzë e thjeshtë me një background të thjeshtë që s’ka lidhje me televizionin mora kaq shumë famë, fillimisht ishte pozitive dhe më pas u kthye e gjitha negative. Çfarë përfitova? Unë kisha imazhin më të mirë të mundshëm, tregova të vërtetën dhe ra poshtë”-u shpreh Tea kur i thanë se doli e përfituar nga historia me Beartin.

Ndërkohë Andi e mbrojti Teanduke u shprehur se naiviteti e mban që t’i shprehë avash avash të vërtetat e saj.
“Mendoj se është naive për faktin se përpiqet gjithmonë të shikojë anën pozitive te gjërat, prandaj dhe shpesh duket ajo gënjeshtra e Teas. Ajo thjesht do të jetojë privatësinë e saj. Ndërsa është e vërtetë sepse i ka nxjerrë të gjitha të vërtetat me kalimin e kohës, e ka mbajtur naiviteti që t’i shprehë avash avash”- tha Andi.

Ndërsa Shqipja duket se ende mbante inat me Tean dhe i tha se nuk do i harrojë kurrë të këqijat që i ka bërë.
“Çfarë nuk më ke bërë dhe çfarë nuk më ke thënë, në mënyrën më të shëmtuar. Më ke gënjyer sy për sy dhe unë ty këto s’kam për t’i harruar”, i tha Shqipja.

Leave a Reply