Të ndarë fizikisht, Stresi: Dashuria mes meje dhe Kejsit ekziston, mbajmë kontakte por është shumë e vështirë të bëhemi prapë bashkë…

0
450

Nëse është një çift në showbizin shqiptar që mediat dhe njerëzit i komentojnë pafund, duhet të themi se janë Stresi dhe Kejsi. Lidhja e tyre ka qënë ‘on-off’ për shumë kohë tashmë dhe njerëzit akoma nuk janë plotësisht të qartë se ccfarë po ndodh mes tyre.

Në një intervistë për ‘Edicionin veror’ reperi tregoi se ata nuk janë në një pauzë, pasi kanë kontakte me njëri-tjetrin.

Ne duhemi në distancë aktualisht. Nuk mund të them që jemi në një pauzë, kemi kontakte, flasim, mundohemi që të jemi bashkë. Nuk është se nuk po i bëjmë përpjekjet, por tani të shohim. Kejsi është në Kanada për momentin.”- ka thënë Stresi.

Më tej reperi shtoi, se prej një viti dyshja nuk është takuar dhe është e vështirë të bëhen sërish bashkë, mirëpo mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, pasi la të kuptohej se gjithçka do t’ia lënë kohës.

Prej një viti nuk shihemi, thjesht mbajmë kontakte, është shumë e vështirë të bëhemi prapë bashkë, është shumë e vështirë, është shumë e lehtë. Dashuria mes nesh ekziston, nuk është se nuk ekziston, ekziston shumë por tani të shohim. Periudha e pandemisë na ka bllokuar shumë,”– tha reperi.

Leave a Reply