“Të bëjmë sa kemi mundësi”, Ronala Hajati koncert në Gjermani: Të ardhurat do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti

0
50

Gjermani- Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati nuk e ka anuluar koncertin e saj në Gjermani, pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit që goditi vendin. Ajo njofton se një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për njerëzit e prekur nga lëkundjet e 26 nëntorit.

Ronela shpesh herë ka bërë thirrje nëpërmjet rrjeteve sociale që të gjithë të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi.

“Nesër një pjesë e parave do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti plus të ardhurat e mia personale do siguroj që të shkojnë në duar të sigurta. Të bëjmë sa kemi mundësi”, ka shkruar Hajati bashkangjitur fotos së fundit në rrjetet sociale.

Ky tërmet rezultoi tragjik, pasu la  pas 51 të vdekur,  mbi 900 të plagpsur dhe shumë ndërtesa të shembura.

Postimi në Instagram:

Leave a Reply