Tayna nënshkruan kontratë me gjigantin e muzikës në Amerikë

0
514
Tayna

Ka pak vite në industrinë muzikore mirëpo Tayna ka arritur që të krijojë emër dhe të njihet nga miliona njerëz. Reperja së fundmi ka arritur një sukses të madh.

Tayna ka bërë të ditur në Instagram se ka hedhur një hap të madh në karrierën e saj.

Ajo ka njoftuar se ka lidhur kontratë me kompanine e njohur amerikane “Sony Music”. Tayna do jete pjese e kompanise në Gjermani, një prej shtëpive diskografike më me emër në botë. Pjesë e saj janë dhe emrat e njohur të muzikës, si Maluma, Beyonce, Mariah Carey, Rosalia, Shakira e shumë të tjerë.

Jam shumë e lumtur që rashë dakord të bashkëpunoj me Sony Music. Pas diskutimeve intensive, ramë dakord se së bashku mund të bëjmë një hap të madh. Kështu, unë do të vazhdoj të zhvillohem nga ana artistike dhe të fokusohem totalisht në muzikë.”– shkruan reperja krahas postimit.

Miqtë, kolegët e fansat që e kanë uruar Taynën për këtë arritje, duke u shprehur se ky ishte vendimi më i mirë që mund të merrte.

Leave a Reply