Tayna me fustan pa të brendshme “merr dorën” sikur nuse

0
712

Reperja e njohur, Tayna, ka tash e sa kohë që ka paralajmëruar publikimin e prjektit të saj më të ri muziko “Qeqe”.

Kënga duket se është gati dhe do të publikohet edhe me klip të enjten në orën 18:00.

Lajmi u bë i ditur nga menaxheri i saj, i cili ka publikuar disa imazhe të reperes nga prapaskenat e xhirimeve.

Foto: Tayna/InstaStory

Në videon e pubikuar në InstaStory, Tayna shfaqet mjaft atraktive e veshur me një fustan të kuq me prerje, e cila zbulon se nuk ka fare të brendshme.

E me këtë veshje, menaxheri i saj e përshkroi reperen nga Prizreni si një “nuse”, e cila në video nuk heziton të marrë dorën (zakon tradicional i nuseve shqiptare) e një prej personave aty pranë.

Foto: Tayna/InstaStory

Se a do të jetë ky një nga konceptet e klipit të saj më të ri, kjo mbetet të shihet deri në publikimin e projektit./Telegrafi

Leave a Reply