Tayna jep mesazhin e fortë për të rinjtë shqiptarë me foton e saj të fëmijërisë

0
396

Reperja Tayna është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe të adhuruara në Shqipëri dhe jashtë saj, ku gjithashtu është një nga shembujt më të mirë për të rinjtë shqiptarë, e cila ia ka dalë mbanë të bëjë realitet ëndrrat e saj.

Shpesh herë nëpër intervista të ndryshme, këngëtarja ka shprehur se dëshira e saj në fëmijëri ishte të bëhej një këngëtare e njohur si emrat e Hollywood-it dhe ajo ja ka dalë mbanë tashmë sepse emri i saj është më i lakuari.

Së fundmi, reperja ka publikuar në llogarinë e saj të Instagramit një foto tepër të ëmbël të sajën nga fëmijëria dhe një foto të shkrepur ditëve të fundit, ndërsa krahas postimit shkruan:

“3 dhe 23. Mbi të gjitha, mos lejo moshën të të shuajë zjarrin e fëmijës që ke brenda vetes”

Tayna

Leave a Reply