Stresi e humb kontrollën, i shan me nënë kolegët VIP nga Kosova

0
440

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka prej sa ditësh që proteston vazhdimisht për vrasjen e Klodian Rashës, që ndodhi ditë më parë nga efektivët e policisë në Tiranë.

Ai ka ngritur zërin si shumë shqiptarë të tjerë për atë se si Policia e Shtetit duhet të ndërrojë qasje ndaj personave që duan të arrestojnë.

Së fundmi, Stresi, ka kritikuar edhe kolegët e tij të shumtë nga Kosova, duke thënë se një pjesë e madhe e tyre nuk e kanë ngritur zërin për këtë çështje.

Në një video të shpërndarë me ndjekësit e tij në InstaStory, reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, thotë se ka protestuar dhe shpërndarë në rrjetet e tij sociale çdo ngjarje të ngjashme që ka ndodhur në Kosovës, e që i është dukur e padrejtë.

Ai gjithashtu nuk i ka kursyer as të sharat dhe tonin e ashpër ndaj kolegëve nga Kosova, të cilëve u ka thënë se edhe po të mos mund të vinin fizikisht në protestë, do të duhej të postonin diçka në lidhje me ngjarje, duke shfrytëzuar kështu influencën e tyre në rrjetet sociale.

“80 për qind të estradës së Kosovës i kam shumë xhan. Unë jam i pari artist shqiptar që kam protestu kundër padrejtësive në Kosovë, e kam publiku për të gjitha shkeljet që ka pasur në Kosovë. Ju bëj thirrje kolegëve të mi, nuk po ju thërrasim me ardhë me protestu, por të paktën postoni. Neve janë kah na e vrasin vëllain tonë, në shtëpinë tonë, jua q* motrat dhe ju nuk e postoni. Phu ju q* gjakun”, thotë reperi shqiptar përgjatë videos.

Leave a Reply