“Si ta ndal unë lotin tim”, Kejsi se harroi, Stresi publikon vargjet përmalluese: Në vetmi, këndoj nga halli…

0
54

Edhe pse kanë kaluar dy muaj që nga ndarja e çiftit Lushaj, nuk reshtin dedikimet në rrjetet sociale. Në disa video në Instastory, reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ka publikuar një këngë përmalluese.

Me një shikim prekës dhe teksa ndodhet në automjet me shokun e tij Limi Hotin, Stresi është bërë melankolik. Në sfond dëgjohet kënga e Teuta Selimit me titull “Pi raki e mendoj për ty”.

Në vetmi kendoj nga halli
shumë per ty moj m’ka marr malli
në ketë mbrëmje përplotë
mall e mërzi

Si t’i them unë shokëve
t’mi si t’a ndal unë
lotin tim në këtë
mbrëmje qe m’ke lën ti n’vetmi,”- dëgjohet në sfond teksa reperi dëgjon me vëmendje.

Pak ditë më parë, Keisi publikoi një foto ku shihej se unazën e martesës nuk e kishte hequr edhe pse janë ndarë.

Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre pasi reperi doli nga burgu. Fillimisht u përfol se shkaku i shkëputjes mund të ishte tradhëtia e këngëtarit por deri më tani nuk kemi pasur asnjë deklaratë zyrtare nga dyshja.

Leave a Reply