‘S’i marrë lekë për këngën atij’/ Ardit Çuni nuk i ndahet Fifit: Zhgënjim!

0
96

Sqarimi mesa duket nuk ka ndodhur! Këngëtari Ardit Çuni duket se ende i mban inat mikës së tij, Filloreta Raçit, e cila e “penalizoi” për ta nxjerrë nga shtëpia e “Big Brother VIP”. I ftuar ditën e sotme në “Pardon My French”, Arditi sqaroi edhe marrëdhënien e tij me Fifin, aq shumë të përfolur, ku u shpreh për raportin e saj me Granitin, por edhe për bashkëpunimet e tyre.

Kur hyri përsëri në shtëpinë e “Big Brother Vip”, por këtë herë për një sqarim mes tij dhe Fifit, ajo bëri një deklaratë të fortë kundrejt tij.

“Unë nuk e kam mik të ngushtë Arditin, e kam mik. Kam punuar me të, ia kam bërë dy këngë, tek njëra nuk i mora asnjë lekë, te tjera vetëm gjysmën e çmimit, sepse unë nuk shitem për pak… Po Ardit, e kam dashur Granitin më shumë se ty brenda,”– tha Fifi.

Lidhur me këtë deklaratë Ardit Çuni sigurisht që e kishte një përgjigje, duke thënë të vërtetën e tij në lidhje me bashkëpunimin mes dy artistëve.

“Unë nuk e kisha dëgjuar pjesën e këngës sepse do kisha nxjerrë lekë do e pyesja sa i detyrohem. Nuk më duket aspak profesionale, ndoshta e ka thënë në nerva e sipër për pjesën e këngës. Po, është zhgënjim sepse disa marrëdhënie janë diskrete. Është si të them unë sa e ka Fifi tekstin. Janë disa marrëdhënie profesionale diskrete… Bëhet fjalë për këngën “Qaj” që i jam shumë mirënjohës asaj për tekstin. Këngën do e shkruante dikush tjetër, por ajo më tha “të lutem ma shkruaj dhe s’do të marr lekë”, nuk ishte kërkesë e imja, ishte ajo që e kërkoi sepse i pëlqeu shumë. Këngën e dytë ia kam paguar sa e ka, jo gjysmë çmimi,”-tha ajo.

Leave a Reply