Shtrenjtohen biletat për turneun muzikor të Loredanës

0
405

Loredana Zefi ka qenë njëra nga artistet që është dashur ta anulojë turneun e saj muzikor për shkak të pandemisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo i ka njoftuar fansat se biletat për turneun e ri janë shtrenjtuar, pasi organizatorët kanë humbur një shumë të konsiderueshme pas anulimeve të disa koncerteve.

 “Nëse do të merresha me muzikën time aq sa me zhvendosjen e turneut, do të kisha gati tri albume. Më 10 qershor, fillon një para-shitje ekskluzive dy javore për të gjithë ata që kanë akoma biletat e tyre”.

 “Fatkeqësisht, më duhet t’ju them se është dashur t’i bëjmë biletat e mëparshme më të shtrenjta në disa kategori çmimesh. Ne humbëm një shumë të jashtëzakonshme parash me turneun e fundit sepse turneu ynë nuk u shty si shumë, por u anulua tërësisht”.

“Sidoqoftë, unë ju kërkoj të mos zemëroheni me mua se turneu është bërë pak më i shtrenjtë. Fatkeqësisht nuk ka zgjidhje tjetër. Nëse akoma dëshironi t’i ktheni paratë tuaja, mund t’i ktheni biletat tuaja nga 25 qershori i vitit 2020”, ka shkruar ajo.

Leave a Reply