Shqipja tha se donte ta puthte, Andi e refuzon

0
398

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj vazhdon të komentohet në media e rrjete sociale për shkak të deklaratave të saj.

Një javë më parë ajo ishte e ftuar në “Shiko Kush LUAN” dhe në sfidën e ringut që realizoi iu drejtua kjo pyetje: “Cilin do të kishe dashur të puthje, puthe tani dhe mos e godit”.

Ajo u përgjigj duke dhënë emrin e Andit.

Ndërkohë mbrëmë po në këtë emision ishin të ftuar të gjithë konkurrentët e programit “Përputhen”, mes tyre dhe Andi, i cili u pyet nga Luana nëse do e puthte Shqipen.

“Kam pak punë sot, i kthej përgjigje herë tjetër!”, tha Andi ndërsa Luana i kërkoi të mos i ikte përgjigjes.

Kështu Andi refuzoi ta puthte Shqipen duke thënë “JO”.

Leave a Reply