Shkoi në familjen e varfër/ Gjesti i Leonora Jakupit bën ‘namin’ në rrjet, futet brenda me çizme… (REAGIMET)

0
340

Këngëtarja Leonora Jakupi bashkë me Halil Kastratin dhe Bekim Jasharin kanë shkuar së bashku në një familje të varfër. Të gjithë kanë shkuar në bashku në banesën e familjen e Bekim Gjeloshit, i cili është në gjendje të vështirë ekonomike.

Leonora Jakupi

Teksa jepnin lajmin se familja do të bëhej me një banesë të re, vëmendja e mediave ka shkuar tek këngëtarja Jakupi. Kjo e fundit ka hyrë me çizme brenda në banesë, duke u komentuar pafund në rrjetet sociale. 

Juristja Flutra Kusari ka shpërndarë një reagim ndaj këngëtares, ku thuhet se përtej ndihmës që mund të ofrojë dikush, e që është e pamohueshme, dëmi moral e shëndetësor që mund të shkaktojë është i paimagjinueshëm.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkusari%2Fposts%2F10157965967118244&width=500&show_text=true&height=335&appId

Ndërsa një tjetër shkruan: E kuptoj injorancën e thellë dhe mosaftësinë për t’i dalluar as edhe ngjarjet dhe vende ku prezanton dhe merr pjesë. E kuptoj dhe egoizmin e skajshëm për t’u mbuluar në luks nga këmbët tek kapuçi.E kuptoj edhe tentimin për të rënë në sy duke u mbështetur tek veprat e bamirësisë. Mirë që shkon tek familja, e cila jeton në varfëri ekstreme me fustanin Gucci, pallton LV e kapele Dior, por të paktën t’i kishte zbathur çizmet për respekt dhe higjenën e atij fëmije të vogël që jeton në kushte mjerimi.

Disa e kanë cilësuar si fyerje për familjen, veprimin e këngëtares Leonora Jakupi. Po ju si mendoni?

Leave a Reply