Shkenda Dubova & Riki publikojnë “Si dikur”, një super këngë!

0
431

Pas një pauze në skenën muzikore, furishëm me anë të një projekti të ri është rikthyer artistja e muzikës, Shkenda Dubova.

Këtë herë, Shkenda sjellë në tregun muzikor një bashkëpunim me Rikin, shkruan IndeksOnline.

Kënga e cila mban titullin “Si dikur”, është vizuelizuar edhe me videoklip.

Për tekstin dhe muzikën e këngës është kujdesur Fifi, derisa ngjyra të larmishme i jep edhe violinisti Mentor Sylejmani.

Si gjithmonë, Shkenda paraqitet e kuruar deri në detajin e fundit.

Dubova e cila shquhet për krijimtaritë e saj unike, edhe këtë herë ka befasuar me paraqitjen e saj.

E si gjithmonë është bukuria e saj natyrale, ajo e cila merr dukshëm vëmendjen në këtë projekt muzikor.

Një vokal kaq unik, padyshim i ka munguar gjatë fansave të saj./IndeksOnline/

Leave a Reply