“Shkëmb e i patrembur”, u operua një ditë para ditëlindjes, i biri i dedikon fjalët prekëse Hashim Thaçit: Urime babë!

0
583

Endrit Thaçi, djali i Presidentit Hashim Thaçi ka vendosur ta urojë publikisht të atin, i cili sot feston 52-vjetorin e lindjes së tij.

Në një postim në Instagram, Thaçi shkruan se i ati është një shkëmb e i patrembur.

Shkëmb babë. Gur i palëvizshëm, i patrembur, shtyllë pa të cilën kulmi nuk qëndron. Gjithmonë në zemrën time dhe të nanës – dhe një shteti të tërë. Urime ditlindjen,“- shkruan Endrit Thaçi, krah fotos me të atin.

Postimi i Endrit Thaçit

Presidenti Hashim Thaçi u operua një ditë më parë pas problemeve që pati me gurët në veshka. ai doli me këmbët e tij nga spitali, teksa e shoqëronte vetëm i biri.

Leave a Reply