Sërish ndarje! Arbenita dhe Fero i japin fund lidhjes

0
577

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli, janë një nga çifet më të komentuara të estradës si shkak i krizës në lidhje edhe pse shpesh herë kanë treguar se dashurinë e tyre e kanë më të rendësishme se gjithçka tjetër.

Por siç duket, lidhja e tyre është drejt fundit apo ka përfunduar, shkruan GazetaBlic.

Arbenita dhe Fero, me veprimin e bërë ndaj njëri-tjetrit kanë shtuar dyshimet për ndarje. Dyshja, e kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, madje edhe fotografitë që kanë pasur së bashku i kanë fshirë.
GazetaBlic, ka zbuluar se Fero dhe Arbenita nuk kanë asgjë mes vete.

Se çka i ka shtyer çiftin të ndahen, nuk dihet.

Rikujtojmë se, kjo nuk është hera e parë që modelja dhe reperi kanë këto lloj mosmarrëveshje.

Sidoqoftë, do shohim se çka do ndodhë me çiftin ditëve në vazhdim.

Leave a Reply