Sabri Fejzullahu viziton ‘Shtëpinë e të Moshuarve’ në Suharekë

0
334

Ikona e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu, po vazhdon të jetë mjaft aktiv e po ashtu tejet i përkushtuar edhe në çështje të tjera krahas muzikës.

Ai së fundmi u bë e ditur se ka vizituar ‘Shtëpinë e të Moshuarve’ në Suharekë.

Ka qenë humanisti i njohur Halil Kastrati ai i cili publikoi një imazh përkrah tij duke e falënderuar për vizitën.

“Faleminderit për vizitën Sabri Fejzullahu”, shtoi Kastrati.

Në anën tjetër, edhe Sabriu ka ndarë një fotografi me humanistin nga Prizreni duke theksuar se është krenar me punën e tij.

“Me Halil Kastratin, historinë e bamirësisë. Zoti na e dërgoj dhuratë për ta ndihmuar njerëzimin. Krenar me ty”, ka shkruar Fejzullahu.

‘Shtëpia e të Moshuarve’ në Suharekë u përurua në dhjetor të vitit që lamë pas nga shoqata “Jetimët e Ballkanit”. /Telegrafi/

Leave a Reply