Sabiani i përlot të gjithë: Kanceri më mori nënën

0
232

Në kuadër të “Muajit Rozë”,  muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e Big Brother, iu ka kërkuar banorëve të saj VIP që të japin një mesazh sensibilizues.

Banorët e shtëpisë kanë filluar me radhë të ndajnë mesazhet që ata donin të përcillnin, por Sabiani i ka bërë të gjithë të preken me mesazhin e tij.  Ai ka treguar se e ka humbur nënën e tij nga kanceri në mitër dhe nuk e kishte ndarë kurrë më parë këtë histori me të tjerët.

Këngëtari ka thënë se i ka mbetur një hije dyshimi se diagnostikimi i hershëm mund ta kishte shpëtuar.

“Mua më ka vdekur nëna nga kanceri, jo në gji por në mitër. Më falni nuk kisha për ta treguar kurrë. Diagnostikimi i hershëm ndoshta do ta shpëtonte”, ka treguar ai.

Leave a Reply