Rrëfehet Semi Jaupaj: Bojken Lako ishte dashuria ime e parë, e njoha kur isha 17 vjeçe

0
455

Këngëtarja Semi Jaupaj ka folur për herë të parë për historinë dhe ndarjen e saj nga Bojken Lako, personi me të cilin ka kaluar plot 12 vite. Gjatë një sfide në “Big Brother VIP”, ku i duhej të rrëfente dhimbjet dhe peripecitë e jetës, Jaupaj foli për ndarjen nga Lako.

Ajo tregoi se dyshja ishin njohur kur ajo kishte vetëm 17 vjeçe, ndërsa vetë kantautori ishte 34. Këngëtarja shtoi se të dy kanë mbetur miq shumë të mirë pas ndarjes dhe se ajo i kërkon shumë shpesh këshilla për vendime që merr në jetë.

“Dashuria ime e parë. Jemi njohur kur isha vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34. Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. E pyeta nëse duhet të futesha ose jo,”- tha Jaupaj që sot është 29-vjeç.

Leave a Reply