Rikthehet me Mozzik? Loredana Zefi publikon foton me detajin domethënës (FOTO)

0
287

Reperja e njohur me origjinë shqiptare, Loredana Zefi ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndër emrat më të përfolur të showbizzit shqiptar. E kjo për shkak se së fundi këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes me babain e vajzës së saj, Mozzik.

E megjithatë edhe pse të ndarë çifti vazhdon të publikojë foto apo video thumbuese ndaj njëri-tjetrit, herë herë edhe mesazhe të koduara.

Së fundmi ka qenë Loredana  ajo që ka publikuar një foto në Instastory ku tregon një pjesë nga bashkëpunimet e mëparshme që dyshja ka pasur në  muzikë.

Kjo nuk është rasti i vetëm që këngëtarja bën postime të tilla, pasi edhe disa ditë  më parë ajo u shfaq duke kënduar këngën më të re të ish-partnerit të saj “Dhelpër Dinake.”

Duket sikur çifti kërkon një ribashkim pasi edhe në lajmin  e disa muajve  më parë, Loredana shpjegoi se nuk do të jetë për disa kohë me Mozzik pasi të dy kanë nevojë për  një pauzë.

Leave a Reply