Revista e famshme britanike: Këngëtarët shqiptarë po pushtojnë botën

0
527

Këngëtarët shqiptarë po pushtojnë botën shkruan në një artikull të saj e përditshmja britanike “The Economist“. Ata në artikullin e tyre kanë përmendur suksesin që artistët shqiptarë kanë korrur në mbarë botën.

Ndër të artistët e përmendur në revistë janë : Dua Lipa e cila ka 55 milion dëgjues mujorë në Spotify, Bebe Rexha e cila ka 24 milion dëgjues, Rita Ora e cila ka kryesuar Toplistat britanike shumë herë me këngët e saj, si edhe ka qenë gjyqtare në “The X Factor”. Era Istrefi e cila këndoi në Kupëën Botërore të futbollit në 2018, Njomza Vitia kantautore dhe këngetare me origjinë shqiptare, reperi Labinot Gashi si edhe këngëtarja Ava Max.

Të gjithë yjet e mësipërm janë rritur në diasporë përveç Era Istrefit e cila jeton në Kosovë. Rrënjë shqiptare nga artistët, ka vetëm Ava Max e cila është nga Saranda ndërsa të tjerët përveç Bebe Rexhës që cila është nga Maqdonia e Veriut, janë me origjinë nga Kosova.

Gjatë një vizite në Shqipëri Bebe Rexha u shpreh se “Zemra ime gjakton gjak shqiptar” ndërsa në korrik të këtij viti këngëtarja Dua, publikoi në Instagramin e saj, Hartën e Madhe të Kombit shqiptar. Por edhe këngëtarët e tjerë shprehin me krenari nëpër rrjetet sociale origjinën e tyre.

Leave a Reply