Reperat që panë nga afër shtëpi për shtëpi, “djemtë e këqij” por me zemër të madhe krah të prekurve nga tërmeti (FOTO)

0
60

Ndonëse kanë kanë kaluar 6 ditë, por trama nuk  paniku nuk ka kaluar akoma për banorët e prekur nga tërmeti pasi 30 sekondat e tmerrit  ishin vërtet drithëruese.

Menjëherë me të gdhirë 26 nëntori,  një valë postimesh u pa në rrjetet sociale nga  emra të njohur të njohur shoëbizzit shqiptar të cilët bën të  pamundurën për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti që kishin mbetur në qiell të hapur, pa çadra , strehim, ushqim dhe veshmbathje.

U pa një solidarizim nga qeveritarët deri tek çdo person tjetër publik që kemi parë në ekranet  shqiptare.

Ndonëse të gjithë u soplidarizuan me një  foto “Pray of Albania”, apo iu është dukur sikur ndihmuan me një postim në Instagram, por jo, këngëtarë të njohur  të muzikës shqiptare nuk kanë reshtur së ndihmuari dit e natë njerëzit e prekur, dhe kjo jo vetëm të martën por që nga ajo ditë dhe akoma vazhdojnë të tregojnë se ka familje pa ndihmuar që kërkojnë strehë dhe ushqim.

Shpesh herë dy reperrët e famshëm  Noizy dhe Stresi, janë  konsideruar nga publiku si djemtë e këqinj, por ky rast tragjik  u dha  mundësinë atyre që  të  tregojnë të vërtetën se çfarë zemre kanë.

Reperët  që  jemi mësuar ti shohim nëpër klube nate, koncerte apo aktivitete për të rinjtë ngjajnë  teje mendjelehtë duke krijuar idenë tek publiku se nuk janë “djem për shtëpi”.

Ama si Noizy që u përball me policinë e gatoi vet për  banorët  në Durrës, dhe  Stresi që  nuk ka pushuar asnjë minut, por është parë nga mëngjesi në darkë  shtëpi më shtëpi duke ju siguruar  të prekurëve nga tërmeti ushqim dhe strehim, treguan krejt  të kundërtën.

Madje ky solidarizim dhe ndihmë e pa masë nga ata mund të  pritej së pari nga shteti, por  edhe  nga organizata apo aktivistë që shpesh  herë npër panele shpalosin rastet e tyre ku ka vënë dorë.

Stresi dhe  Noizy mer meritojnë mirënjohjen  më të madhe në këto ditë  të vështira jo vetëm nga qytetarët, por dhe nga çdo përfaqësues bashkiak pasi këto dy repera kanë  ndihmuar banorët e vendit  që  ata  drejtojnë.

Në këtë rast kujtojmë që veç dy reperëve të njohur, kanë qenë edhe shumë  këngëtarë të tjerë  që janë munduar të ndihmojnë sado pak familjet e prekura nga tërmeti.

Në Instagramin e Rozana Radit vazhdimisht shihje me dhjetrëa foto apo video në të cilat tregohej si të shkoni në familje të caktuara për të ndihmuar.1 / 4

Pstimet e pafund te Rozanes

Po të njëjtën gjë pamë gjithashtu edhe në rrjetet sociale të Juliana  Pashës e cila ndihmoi banorët e dëmtuar nga tërmeti. Kapital T gjithashtu bëri të njëjtën gjë.

Pa harruar që këngëtaret  e famshme  shqiptare si, Dua Lipa, Bebe  Rexha dhe Rita Ora  kanë  dhënë kontributin e tyre si një ndihmë e madhe për  Shqipërinë pas tërmetit tragjik.

Ishte dhe  Mozzik ai që qau sëbashku për dhimbjen qës shkaktoi ky tërmet.Reperi i  njohur ndihmoi jashtëzakonisht shumë banorët e prekur nga tërmeti, i cili për ditë me rradhë ndihmoi dhe u bë njësh me hallin e banorëve, dhe mblodhi 2 milionë dollarë për t’iu  ardhur  në ndihmë në këto ditë të vështira.1 / 2

Postimet e Mozzik

Në këto ditë  të vështira  ishin të pafund ndihmat, çdo kush u pa të kontribuonte gjatë këtyre ditëve fatkeqësie.

Leave a Reply