Refuzoi të ishte pjesë e filmit të Bes Kallakut, Visjan Ukcenaj rrëfen arsyen: S’e aspiroj atë lloj kinematografie

0
24

I ftuar në “Glamour”, aktori Visjan Ukcenaj ka rrëfyer arsyen se pse nuk pranoi të ishte pjesë e filmit “Falco”, edhe pse kishte marrë një ftesë për të qenë pjesë e tij.

Moderatorja Ester Bylyku e ka pyetur e kuriozuar se pse e refuzoi ftesën e Bes Kallakut, ndërsa aktori ka shpjeguar se nuk i pëlqen më të bëjë komedi në film.

Besi ma ka komunikuar që para se të niste filmi, për të bërë laçjanin në një skenë. Nuk ishte personazh shumë i madh, por nuk u arrit dot. Me thënë të drejtën unë nuk aspiroj këtë lloj kinematografie. Duke qenë se unë këto personazhe i luaj në spektaklet e humorit, nuk dua të bëj gjëra të përsëritura. Dua të bëj atë për të cilën jam shkolluar, një film artistik, të mirëfilltë, dramë apo komedi, nuk është problem. Kjo është aspirata ime përsa i përket teatrit apo filmit. Nuk bëj më komedi në teatër, nuk bëj më komedi në film”, – është shprehur Visjan Ukcenaj, lidhur me mospjesmarrjen në filmin “Falco”.

Leave a Reply