“Puthje dhe përqafime”, pas ‘arratísjes’ nga Shqipëria, Arilena Ara dëfrehet në Los Angeles, ja me kë festoi këngëtarja natën e ndërrimit të viteve

0
44

Arilena Ara e cila u shpall fituese në Festivalin e 58 të Këngës, është larguar drejt Amerikës. Pavarësisht polemikave ndaj fitores së saj, ku u vu në dyshim nëse ajo në të vërtetë e meritonte vendin e parë, duket se Arilena nuk është shqetësuar,  pasi siç e shohim edhe në foto,  është duke shijuar jetën në Los Angeles, ku ka festuar edhe natën e ndërrimit të viteve.

Arilena Ara

Këngëtarja ka ndarë me fansat momente nga festa e natës së Vitit të Ri, ku në një video të publikuar, në të cilën shfaqet duke kërcyer, ajo shkruan se po feston jetën.

Ndërkohë në InstaStory postoi video, ku shihet nën shoqërinë e menaxherit të saj Popi Kola, me të cilin shihet duke u përqafuar dhe puthur në faqe.

Arilena Ara dhe Popi Kola

Mediat rozë prej shumë kohësh kanë aluduar se mes tyre ka nisur një lidhje dashurie.Vetë këngëtarja nuk e ka pranuar diçka të tillë.

Leave a Reply