Publikohet video epike! Prezantuesja shqiptare rrëzohet në mes të spektaklit

0
77

Prezantuesen e njohur, Stela Kotrin po e shohim këtë sezon si pjesë të “Dance with me” duke kërcyer krah Valer Kolnikajt. Çifti deri tani janë vlerësuar shumë për talentin e tyre në kërcim që e kan shfaqur nëpërmjet perfomancave çdo të hënë. Mirëpo në puntatën e fundit, Stelës i ka ndodhur një e papritur.

Teksa po bëhej prezantimi, prezantuesja është rrëzuar, por shumë shpejt partneri i saj në kërcim, Valeri e ka ndihmuar.

Ka qenë vetë Stela që e ka publikuar videon e këtij momenti duke u shprehur se Valeri e la të binte, por e ringriti me dinjitet.

“Dhe mbremja e djeshme nisi ashtu sic duhet me nje prezantim spektakolar. Valer pasi me le te bie si zonje, te pakten me ringrite me dinjitet”, shkruan Stela krah videos.

Leave a Reply