Pritjes së ëmbël po i vjen fundi, Marina Vjollca zbulon gjininë e fëmijës

0
447

Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi po bëhen prindër për herë të parë. Por deri më tani edhe shtatzaninë e kishin mbajtur sekret nga mediat, derisa sa Vjollcës i duhej që të rikthehej në moderimin e emisionit “Klanifornia”.

Tashmë moderatorja ka bërë me dije përmes një postimi në “Instagram”, ku e veshur në ngjyrë rozë ka zbuluar se do të bëhet nënë e një vajze.

“Mezi po të presim picirukja jonë”, ka shkruar ajo duke iu dhënë fund të gjitha aludimeve të ngritura për të.

POSTIMI I PLOTË:

Leave a Reply