Politikanët marrin vëmendje me paraqitjet e tyre atraktive përkrah bashkëshortëve në zgjedhjet parlamentare 2021

0
382

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote ditën e sotme (e diel) i drejtohen kutive të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00, në mënyrë që të zgjedhin 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e tetë.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në garë zgjedhorë janë 21 parti politike, dy koalicione dhe pesë iniciativa qytetare.

Ndërkohë që numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë.

Foto: Telegrafi

Krahas qytetarëve, votimin tashmë e kanë përfunduar edhe shumë prej figurave të njohura publike nga fusha e politikës.

Telegrafi ka përcjell nga afër momentin e votimit të tyre, teksa kanë zgjedhur kostume mjaft elegante përkrah bashkëshortëve të tyre.

Ramush Haradinaj dhe Anita Muçaj – Haradinaj

https://www.instagram.com/p/CLRFbIuLdMr/embed/captioned/?cr=1&v=13&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fpolitikanet-marrin-vemendje-paraqitjet-e-tyre-atraktive-perkrah-bashkeshorteve-ne-zgjedhjet-parlamentare-2021%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A2566.465000000335%2C%22ls%22%3A1560.4550000002746%2C%22le%22%3A1576.5599999999722%7D

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për president të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kryer obligimin e tij për të votuar së bashku me bashkëshorten, Anita Muçaj- Haradinaj.

“I lus qytetarët që të votojnë, këto zgjedhje janë shumë me rëndësi. Na presin shumë sfida pandemia dhe përballja me Serbinë”, ka thënë Haradinaj.

Anita në anën tjetër shtoi, “Ne votuam për t’i dhënë forcë Kosovës. Suksese”.

Prezantuesja e njohur ka ndarë disa fotografi në rrjete sociale, pas kryerjes së obligimit dhe në momentin kur votuan. Dyshja u shfaqën me plot stil përkrah njëri-tjetrit.

Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu

Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu (Foto: Telegrafi)

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, po ashtu ka votuar së bashku me burrin e saj, Prindon Sadriun.

Ajo theksoi se qytetarët sot përmes votës, përmes vullnetit të tyre do të përcaktojnë të ardhmen e vendit.

“Është një ditë e ftohtë por i ftojë qytetarët që të marrin pjesë në një ditë kaq të rëndësishme për vendin. Një ftesë e veçantë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin pjesë në këtë proces se barazia fillon në kutitë e votimit”, tha Osmani.

Ajo falënderoi mërgatën që sipas saj kanë bërë sakrificë të madhe për të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor.

“Uroj shumë që të gjithë të festojmë në fund për rregullin në këtë proces zgjedhor, që nuk do të ketë asnjë incident”, shtoi më tej Osmani.

Vjosa ëshë shfaqur me një fustan ngjyrë blu të errët, ndërkohë që bashkëshorti i saj shfaqet me një kostum të zi duke rrëmbyer vëmendje me paraqitjen e veçantë.

Albin Kurti dhe Rita Augestad Kndusen

Albin Kurti dhe Rita (Foto: Telegrafi)

Edhe kandidati për kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Kndusen, ka kryer obligimin e tij.

Kurti gjithashtu tërhoqi vëmendje me kostumin elegant, gjersa Rita në anën tjetër u shfaq më e thjeshtë duke respektuar rregullat ndaj COVID-19.

Avdullah Hoti dhe Servete Ukaj – Hoti

Avdullah Hoti dhe bashkëshortja e tij, Servetja (Foto: Telegrafi)

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është në mesin e politikanëve që ka votuar në zgjedhjet e sotme, derisa është shfaqur me gruan e tij, Servete Ukaj – Hotin.

“Pres të kemi një proces të rregullt zgjedhor, në mënyrë që të mirëmbajmë standardet e organizimeve të zgjedhjeve të rregullta, sipas standardeve evropiane ku qytetarët lirshëm thonë fjalën e tyre”, deklaroi ai.

Hoti është fotografuar në momentin e votimit përkrah gruas së tij, ndërsa shfaqen me masa mbrojtëse e me një dukje të përshtatshme për kohën e tanishme.

Enver Hoxhaj – Remzie Shahini – Hoxhaj

Enver Hoxhaj dhe Remzie Shahini (Foto: Telegrafi)

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka votuar pak orë më parë.

“Sot është dita kur flasin qytetarët e jo politikanët. Ata janë para dy opsioneve, para rimëkëmbjes ekonomike apo para një opsioni të mjegullës dhe izolimit të vendit. Ju dëshiroj suksese të gjithë qytetarëve”, tha Hoxhaj.

Në votim, Hoxhaj ishte shfaqur me bashkëshorten e tij, Remzie Shahinin, e cila mori vëmendje të madhe me pamjen atraktive – me një fustan bardh e zi.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit të drejtë vote kanë 1,794,862 qytetarë,kurse numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime. 

Leave a Reply