Politikanët kosovarë që i mbollën flokët

0
414

Mbjellja e flokëve është kthyer në trend për fytyrat publike në vend.  Pas këngëtarëve e moderatorëve, ky trend së fundi ka arritur edhe tek politikanët.

Një prej politikanëve që së fundi ka kryer këtë ndërhyrje estetike është edhe Kryetari i Partisë Sociademokrate, Dardan Molliqaj, shkruan Express.

I pari i PSD’së, në fotot e mëposhtme shihet qartazi se ka mbjellë flokët.

Një ndërhyrje të tillë e kishte bërë muaj më parë edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Edhe deputeti nga radhët e PDK’së, Elmi Reçica i ka mbjell flokët.

Përveç politikanëve, edhe estrada po e ndjek trendin e njëjtë.

Në fotot që kanë publikuar, vërehet se flokët i kanë mbjellur edhe Gold AG, Getuar Selimi e Naim Abazi./Gazeta Express

Leave a Reply